Televizioni zviceran SRF, reportazh për Enverin nga Letovica

enveri reportazh titulli

Enver Fazliji nga Letovica e komunës së Bujanocit vazhdon punën me kompaninë e Shërbimeve Funerale në Zvicër. Ky djal i ri me ambicie të mëdha filloi këtë punë në vitin 2005 në vendin e quajtur Bellach, kantoni i Solothurnit.

 

Televizioni zviceran kombëtar SRF, i ka bërë një reportazh kompanisë “Ahireti” se si përgatitet një kufomë në Zvicër dhe transportohet nëpër vendlindjet e tyre të ndryshme në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë dhe vendbanimet tjera shqiptare.

Ky televizion raporton se në Zvicër jetojnë rreth 400 mijë mysliman dhe ka vetëm dy kompani të shërbimeve funerale. Enver Fazliji së bashku me babain Naim Fazliji siguron se bartja e kufomës bëhet sipas traditave islame.

Shërbimi Funeral “Ahireti” nga Zvicra kryen shërbimet funerale për një kufomë myslimane të cilat kushtojnë rreth 3000 franga zvicerane pavarësisht se ku duhet transportuar kufoma nëpër shtëpitë e tyre.

Fazliji tani më ka arritur një përvojë të madhe në shërbimet funerale dhe arrin që shumicën e kufomave të komunitetit shqiptar në Zvicër t’i transportoj nëpër shtëpitë e tyre.
Reportazhi në fjalë i televizionit “SRF” nga Zvicra ka pasqyruar shërbimet funerale të kompanisë “Ahireti” që nga larja e kufomës sipas traditës islame e deri tek varrimi. Gjithashtu Televezioni SRF në reportazh ka prezantuar edhe vendlindjen e tij, fshatin Letovicë të komunës së Bujanocit.

Shërbimi Funeral “Ahireti” nga Solothurni i Zvicrës është themeluar në vitin 2005 dhe është e specializuar edhe për transportimin e kufomave ndërkombëtare për të cilat rregullon dokumentacionin e nevojshëm.

© Titulli.com / 06. Mai 2013