Në islam vdekja nuk është përfundimtare, por është kalim jete në boten e amshushme – ne Ahiret.

Pas vdekjes bëhet parapërgatitja për varrim sipas ligjeve islame. Ajo duhet të bëhet sa ma shpejt, për rrespekt ndaj të vdekurit.

Si duhet trajtuar një Musliman ose Muslimane i cili/a tashmë ka ndërruar jetë?

  1. I vdekuri në ato momente duhët të jetë i kthyer në drejtim të Mekkës, janë këto dy mundësi: Në anën e djathtë shikimi kah Meka, ose këmbët kah Meka, duhet të bëhet ngritja e kokës me shikim kah Meka. Varianti i pare është më i preferuar.
  2. Ai i cili është në pragë të vdekjes duhet t’i rikujtohet Deklarat-Shehadeti: “E shedu en la-i-lahe-il-allahu ëe eshedu ene Mahemmeden abduhu veresuluhu.” Deklarata duhet të shqiptohet me zë të ulët dhe rrespektues. Nuk duhet të përsëritet shumë sepse e mundon personin I cili është në pragë të vdekjes. Në rastet kur personi është pavetëdije, atëherë të pranishmit duhet të shqiptojnë deklaratën për personin paravdekjes.
  3. Në momentin e vdekjes duhet t’i afrohen familjarët dhe t’i bëjnë hallall personit para vdekjes dhe njëherit të kërkojnë hallall prej tijë.
  4. Lutja apo duaja që duhet bërë në pragë të vdekjes është sureja “Yasin”. Leximi duhet bërë sa më qetë, me qëllim të mosmundimit të personi që është duke vdekur. Kjo është sipas synetit të Profetit Muhamed.
  5. Personat të cilët e ruajnë kufomën, duhet t’i luten Zotit për faljen e gjynaheve dhe të besojnë në të vetmin Zot Allahun dhe në forcimin e zemrave në besim të plotë tek Allahu.

Çka është me rëndësi kur njeriu ka vdekur?

  1. Mbyllja e syve.
  2. Lidhja e nofullës (fëlqisë) me pjesën e kokës me një peshkir ose shami. Kjo bëhet për mos me i mbetur goja hapur kufomës.
  3. Vënja ne barkë e një mase mesatare, që të mos i fryhet barku të vdekurit.
  4. Sipas mundësisë, pas vdekjes duhet t’i shtrihen krahët përskaj trupit, dhe këmbët t’i shtrihen nëse i ka të mbledhura. Këto veprime e lehtësojnë pastrimin.
  5. Të vdekurit duhet t’i ngritet shikimi kah Meka.
  6. Të vdekurit duhet t’i zhvishen të gjitha rrobat, dhe të mbulohet me çarçafë i tër trupi.
  7. Sipas mundësisë të vdekurit duhet t’i shlyhen të gjitha borxhet që i ka.
  8. Është obligim që të lajmërohen të gjithë të afërmit për vdekjen dhe varrimin e të vdekurit.
  9. Është e ndaluar qarja me zë të lartë, piskama, shuplakat e fytyrës, grisja e rrobave dhe gjeste tjera të pahishme. Nukm është e ndaluar të qajë njeriu, përshkak dhembjes që e ka krijuar Allahu mes njerëzve. Dhembja duhet të jetë e kufizuar, njeriu duhet të jetë i durueshëm, duhet të shpresoj në shpërblimin e Allahut, sepse i vdekuri dhe gjithë të gjallët jemi dhurat nga Allahu. Ai na merrë kur të ketë caktuar vdekjen.
  10. Për rrespektin e të vdekurit duhet të bëhen përgatitjet për varrim sa më shpejtë të jetë e mundur.
  11. Pas pastrimit dhe mbështjelljes së kufomës me qefin, bëhet falja e namazit të vdekurit.

As Salamu Alaikum Wa Rahmatullahi Wa Barakatuhu.